Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Qerkin Krasniqi
BKT
Kosovë

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Qerkin Krasniqi

M.P. / RTKlive

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Qerkin Krasniqi. Ai për shumë vjet ishte edhe kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Dragash. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Faton Klinaku, u.d. kryetar i OVL-UÇK-së.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve”, ka shkruar Klinaku.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 14:00, në fshatin Buqe të Dragashit.


MË SHUME NGA Kosovë