Dugolli: Kosova nuk mund të lejojë krijimin e një problemi, apo Asociacion
BKT
Kosovë

Dugolli: Kosova nuk mund të lejojë krijimin e një problemi, apo Asociacion

E. H/ RTKlive

Profesori universitar Bujar Dugolli, ka thënë se problemi te analiza lidhur draftin e statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, është dykuptimësia.

Në emisionin “RTK Prime”, Dugolli ka thënë se dykuptimësia ka nisur që prej fillimit të procesit të bisedimeve për të ashtuquajturat çështje teknike.

Sipas tij dykuptimësia ka vazhduar dhe rezultuar deri në përfundim kur është arritur marrëveshja, sipas planit franko- gjerman të Brukselit, Aneksi në Ohër, dhe edhe tani po vazhdon.

Profesori universitar ka thënë se arbitri që e kupton dhe e jep realitetin lidhur me këtë çështje është faktori ndërkombëtar.

“Duhet të kemi besim te faktori ndërkombëtar siç janë Shtetet e Bashkuara në rend të parë dhe vendet aleate që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë dhënë deklarata të tilla që nuk do të lejohet krijimi i një autonomie, apo një Republike Serbe, nuk do të lejohet një pushtet i tretë, apo pushtet ekzekutiv me kompetenca të pushtetit qendror”, ka thënë Dugolli.

Ai ka theksuar se mbetet me shprese se faktori ndërkombëtar e di se Kosova nuk mund të lejojë krijimin e një problemi, apo një asociacion i cili është pengesë e funksionalizimit të shtetit dhe pengesë për integrimin e pakicës.


MË SHUME NGA Kosovë