16:10 / 16.12.2023
Ndërpritet uji në një fshat të Vushtrrisë, dëmtohet gypi furnizues
M. Miftari / RTKlive
Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica" ka njoftuar për ndërprerjen e ujit në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Arsyeja e kësaj ndërprerje ka qenë dëmtimi i gypit furnizues.
"Si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues nga kompania "Bageri" e cila është duke operuar në atë pjesë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për fshatin Pantinë. Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e gypit", njofton KRU.























