LDK në Gjilan kritikon Qeverinë për ndarjen buxhetore
BKT
Kosovë

LDK në Gjilan kritikon Qeverinë për ndarjen buxhetore

M.P. / RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovë, dega në Gjilan, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e ndarjes buxhetore për këtë komunë.

"Sot u adresuan disa shqetësime të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kryesisht që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për komunat, ku komuna jonë rangohet e para për nga ndarja e mjeteve për investime të reja kapitale", thuhet në komunikatën për media. 

Sipas komunikatës, rreth 80% e mjeteve të ndara për investime të reja për Gjilanin do të shkojnë për Burgun e Sigurisë së Lartë që ndodhet në Novobërdë, ku do të mbahen të denuarit nga Danimarka. 

"Sa i përket mjeteve të ndara për Stadiumin e Qytetit, për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë cent, por mjetet e pashfrytëzuara të vitit 2023 në këtë projekt janë bartur në vitin 2024. Sipas parashikimeve, në bazë të ndarjes së buxhetit nga Qeveria, rindërtimi i Stadiumit të Qytetit pritet të përfundojë në fund të vitit 2026. Këto investime për Gjilanin janë të vonuara, duke qenë se për 3 vite nuk është bërë asnjë investim i madh e i duhur kapital në komunën tonë", vazhdon komunikata.

LDK në Gjilan gjithashtu kërkon subvencionimin e maturantëve në vlerë prej 50€ për ekskurzionin e organizuar nga DKA në Shqipëri. 


MË SHUME NGA Kosovë