Një dhuratë fëmijët në nevojë, nis fushata humanitare e RTK Radios
V.Th. RTKlive
RTK Radio filloi sot aktivitetin humanitar “Bashkë për fëmijët”, i cili ka për qëllim të mbështesë dhe gëzoj֝ë fëmijët më të cenueshëm të shoqërisë me rastin e festës së Vitit të Ri.
Ky aksion, që organizohet për herë të parë nga RTK Radio, ka gjetur mbështetjen e Komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe do të shërbejë për promovimin e vlerave të bamirësisë në dobi të komunitetit përkatësisht grupeve të margjinalizuara si dhe të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
E për këtë kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se si kryeqytet e kemi pa si një iniciativë e mrekullueshme dhe ju kanë bashkangjitur kësaj iniciative, që të ftohen qytetarë që kanë mundësi që të sjellin dhurata për fëmijët të cilët kanë nevojë.
Rama bëri thirrje që të gjithë qytetarët që kanë mundësi të sjellin dhuratat te Radio Televizioni i Kosovës.
“Ne si kryeqytet nëpërmjet drejtorisë së Mirëqenies Sociale jemi duke punuar shumë për ndihma të familjeve më nevojë”, tha ai.
Kurse Shkumbin Ahmetxhekaj tha se jam shumë i lumtur që po e fillojmë këtë aktivitet, dhe me një ndihmë simbolike do ti gëzojmë fëmijët në prag të festave.
Ahmetxhekaj tha se për Radio Televizionin e Kosovës është e rëndësishme të kemi ndihmë të tillë, duke aluduar në ndihmën dhe bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës, sepse jo gjithmonë kemi mjete financiare që të realizojmë projekte pavarësisht sa të vogla që janë.
“Ky projekt mund të jetë i vogël po ka një mision shumë të madh, dhe jam i sigurt që shumë qytetarë do vijnë këtu dhe po ashtu i falënderoj dhe I ftoj që të jenë pjesë e kësaj kampanje dhe të sjellin dhurata për fëmijët në nevojë”, tha ai.
Edhe drejtori i Radio Kosovës Arsim Halili tha se është shumë i lumtur për këtë kampanjë.
“Kampanja do të zgjasë 12 ditë, dhe është iniciativa e parë që merret prej Radio Kosovës, falënderoi Komunën e Prishtinës, kryetarin komunës për mbështetjen e pa rezervë që i ka dhënë këtij aksioni”, tha Halili.
Ai ceku se këtu do të dhurohen dy lloje të dhuratave, ato tradicionale dhe dhurata me lodra të cilat do të shkojnë në Onkologji për fëmijët me kancer.























