15:49 / 20.12.2023
AUV konfiskon ushqim në kompleksin turistik të Zveçanit
E. A. / RTK
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar sasi të madhe të ushqimit nga kompleksi turistik "Rajska Banja" në Zveçan.
Ky ushqim do të asgjësohet pasi nuk i dihet origjina as afati i përdorimit.
Nga i njëjti kompleks mbrëmë janë konfiskuar edhe pije alkoolike që dyshohet se kanë qenë të kontrabanduara.
Kompleksi edhe të mërkurën po ruhet nga Policia e Kosovës.























