Në Gjilan po vazhdon arsimi dual për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit
BKT
Kosovë

Në Gjilan po vazhdon arsimi dual për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit

RTKlive

Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit, në Gjilan janë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit "Arbëria".

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri ka bërë të ditur se në disa biznese, nxënësit e kësaj shkolle do praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë.

“Faleminderit bizneseve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Kosovë