TRT trajnon studentët e UP-së, sjellë dimensione të gazetarisë digjitale
BKT
Kosovë

TRT trajnon studentët e UP-së, sjellë dimensione të gazetarisë digjitale

M.P. / RTKlive

Mbi 40 studentë nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës janë trajnuar nga Radiotelevizioni Turk për gazetarinë digjitale në kuadër të projektit “J4J - Journalism for Juniors”.

“Si pjesë e aktivitetit, studentët morën trajnime për gazetari 101, përpilimi i tregimeve, prodhimi në terren dhe gazetari mobile ata po ashtu përgatitën video projektet të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Institutit “Junus Emre”, si organizator të këtij bashkëpunimi.

Për tri ditë me radhë, studentët morën nga përvoja shumëvjeçare e gazetarëve e redaktorëve të TRT-së, duke i përshtatur në rrethana të digjitalizimit teknologjik.


MË SHUME NGA Kosovë