Krasniqi viziton Gjakovën, akuzon Qeverinë për ndarje buxhetore
BKT
Kosovë

Krasniqi viziton Gjakovën, akuzon Qeverinë për ndarje buxhetore

M.P. / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Gjakovës, ku ka takuar sipërmarrës, prodhues dhe udhëheqës të qendrave inovative në këtë komunë.

Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqa dhe nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbënesha Kuqi, në vizitat që i kanë bërë disa ndërmarrjeve në  Gjakovë.

Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se ata po përballet me sfida të tilla për shkak të mos përkrahjes qeveritare.

“Fatkeqësisht edhe Gjakova është ndër komunat e ndëshkuara nga Qeveria Kurti, sepse edhe për Gjakovën nuk është ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale për vitin 2024. Është për keqardhje që nuk ka një mbështetje për qytetarët e Komunës së Gjakovës, ashtu siç nuk ka pasur as për qytetarët e komunave të tjera. Por, është po ashtu për keqardhje që s’ka mbështetje as për ndërmarrësit e Komunës së Gjakovës, të cilët vërtetë me sfida të shumta, po arrijnë që të krijojnë vende pune, të mbajnë njerëzit në Gjakovë dhe po ashtu, të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa tha se ndërmarrësit po ballafaqohen me shumë sfida, andaj është e rëndësishme të krijohet një strategji bashkë me ekspertët dhe ndërmarrësit, që PDK t’i përfshijë këto objektiva në alternativat për zhvillim ekonomik në të ardhmen

“Fatkeqësisht, edhe komuna jonë ka pësuar nga buxheti qeveritar për vitin 2024. Jemi diskriminuar dhe kemi zero investime kapitale për Gjakovën. Me kryetarin Memli Krasniqi kemi ardhë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen që ta mbështesim me një infrastrukturë ligjore përmes nivelit qendror”, tha Beqa.


 


MË SHUME NGA Kosovë