Policia parandalon tri raste të kalimit të paautorizuar kufitar
BKT
Kosovë

Policia parandalon tri raste të kalimit të paautorizuar kufitar

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës ka parandaluar tri raste të kalimit kufitar në veri të vendit, derisa në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka iniciuar tri rastet penale për “kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë - Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara”, njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë rasti i parë ishte një veturë Hyundai, me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë). Rasti i dytë ishte një kamion i ngarkuar me drunj dhe rasti i tretë vetura e tipit sharan, me targa serbe, e ngarkuar me ambalazh të birrave.


MË SHUME NGA Kosovë