07:22 / 22.12.2023
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me shi
RTKlive
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të kujtojmë se sot, me 22 dhjetor, fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024, thuhet në njoftimin e IHMK-së.























