Kurti e Nagavci vizituan ndërmarrjet që po e mbështesin mësimin dual
BKT
Kosovë

Kurti e Nagavci vizituan ndërmarrjet që po e mbështesin mësimin dual

Qendresa Duraku/RTK

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat po e mbështesin zbatimin e mësimit dual. Ata kanë parë mësimet që po i marrin nxënësit në këto ndërmarrje.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vizita të tilla do të realizohen në vazhdimësi dhe se mësimi dual është mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori.

"Bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci t'i vizitojmë që ta shohim se si po ngjanë praktikisht kjo ndërlidhja midis arsimimit profesional edhe vendit të punës në ndërmarrje. Deshëm të shohim nga afër se si po bëhet kjo ndërlidhje sidomos e këtyre nxënësve të cilët 51 për qind të kohës e kalojnë në ndërmarrje e 49 përqind në shkollë. Janë 920 nxënës në 12 profile në 21 shkolla në 14 komuna në tërë Kosovën", tha Kurti.

Ndërsa, ministrja Nagavci ka theksuar se Ministria e Arsimit po punon nxënësit të aftësohen për tregun e punës.

"Siç jam njoftuar prej drejtoreshës së shkollës para dy vite në këtë drejtim kanë qenë 30 nxënës ndërsa sivjet janë 130 nxënës dhe unë besoj shumë që edhe puna juaj e mirë dhe bashkëpunimi me kompaninë ka ndikuar me u rrit numri”, tha ajo.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë