Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave
BKT
Kosovë

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Valjeta Shala/RTKlive

(E plotësuar) Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut. Sipas drejtuesve të Sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e KEK-ut ka vlerësuar se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.

Protestuesit paralajmëruan hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

“Shprehim pakënaqësitë tona në lidhje me  pagat e ulëta. Disa herë jemi takuar dhe na kane thënë që do të këtë ngritje të pagës,  por na kanë gënjyer. Si ka mundësi që një kompani, kaq e fuqishme të mos këtë mundësi për ngritje të pagave për punëtorët e saj”, deklaroi Nexhat Llumnica nga Sindikatës së Re të KRK-ut.

Edhe sindikatat tjera i kanë përkrahur kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.

Në këtë protestë u paralajmërua se nëse deri të mërkurën nuk merren parasysh kërkesat e tyre, në festat e fundvitit do të hyjnë  në grevë të përgjithshme.

Ndërsa RTK ka marrë përgjigje edhe nga menaxhmenti i KEK-ut.

“Menaxhmenti është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit sindikal në KEK. Përveç takimit të ditës së mërkurë (dt. 20.12.2023), është pajtuar që takimi i radhës të mbahet në fillim të javës së ardhshme (ditën e martë), ndërkohë që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm. Menaxhmenti i konsideron të gjitha organizimet sindikale në KEK, si partnerë të vlefshëm në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës. Lidhur me kërkesat aktuale, ato janë duke u shqyrtuar me kujdes nga Bordi dhe Menaxhmenti, në funksionin të rritjes së mirëqenies së punëtorëve dhe mundësive financiare të ndërmarrjes”, thuhet në reagim.

 


MË SHUME NGA Kosovë