Nagavci: Fituesit e Olimpiadës së matematikanëve do të përfaqësojnë Kosovën
V.Th. RTKlive
Sot po mbahet ceremonia hapëse të Olimpiadës 16 Matematike të Kosovës, ku këtë vit mikpritës të OMK janë tri fakultetet teknike të Universiteti i Prishtinës.
E në këtë ceremoni ka marr pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Nagavci me këtë rast ka thënë se, në këtë ditë të spikatur na vijnë në mendje fjalët e pionierëve të shquar të fushës së shkencave në përgjithësi, dhe matematikës në veçanti.
Ministrja Nagavci ka theksuar se, ndjehet krenare që mbështetja që po ofron Ministria e Arsimit për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës po jetësohet me organizimin e Olimpiadës së 16, e cila këtë vit përfshinë edhe nxënësit e klasave VII dhe VIII.
Ndër të tjera, ajo ka theksuar se Olimpiada merr rëndësi të veçantë duke ditur se fituesit e sotëm do të përfaqësojnë Kosovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare siç janë: Olimpiada e Matematikës në Mbretërinë e Bashkuar, Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza në Gjeorgji dhe Olimpiadën e Matematikës Kosovë-Shqipëri.
Pjesë e kesaj gare janë 500 garues nga të gjitha komunat e Kosovës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për matematikën folën edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi dhe akterë të tjerë të rëndësishëm të institucioneve arsimore, njofton Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit























