Kaçanik, asfaltohet pjesa kryesore e rrugës `Idriz Seferi`
BKT
Foto: Komuna e Kaçanikut
Kosovë

Kaçanik, asfaltohet pjesa kryesore e rrugës `Idriz Seferi`

V.Th. RTKlive

Në Kaçanik është asfaltuar pjesa kryesore e rrugës “ Idriz Seferi” ku punimet kishin filluar vite më parë.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Kaçanikut përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Në njoftim thuhet se Kryetari Besim Ilazi dhe nënkryetari Sabedin Vishi me bashkëpunëtorë komunal vizituan këtë projekt, me ç’rast kanë uruar qytetarët për asfaltimin e kësaj rruge të nisur vite më parë.

Kurse Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani ka thënë se projekti është në bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ( MMPHI) për periudhën dyvjeçare 2023 -2024 në shumë 360,260.94€.

“MMPHI-ja financon 276,975.00€ kurse komuna e Kaçanikut bashkëfinancon me 83,654.94€.  Këtë vit është paraparë asfaltimi i këtij segmentit në gjatësi rreth 600m”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë