22:43 / 23.12.2023
Liburn Aliu viziton Nasim Haradinajn pas lirimit nga Specialja
RTKlive
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka shkuar për vizitë ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Aliu tha se i kanë uruar Haradinajt mirëseardhje në shtëpinë e tij.“Tek luftëtari i lirisë Nasim Haradinaj, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Faceboook”.
Haradinaj u lirua nga Gjykata Speciale më 14 dhjetor.
Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.























