19:39 / 24.12.2023
Festa e krishtlindjes|VIDEO
Islam Haxhiu/ RTK
Krishtlindjet janë festa më e rëndësishme e besimtarëve të krishterë.
Kjo festë përbashkuese e gjithë botës së krishterë tradicionalisht festohet edhe në Kosovë, me mesazhe paqeje, mirëqenie e dashurie.
Anton Hajdari nga Palabardhi i Gjakovës, çdo vit vjen nga Zvicra ku jeton, në mënyrë që krishtlindjet t'i festojë në atdhe bashkë me familjarë, miq e dashamirë.
Tradicionalisht festat i kremtojmë së bashku, thotë Mustafë Alija, i cili sonte i është bashkuar gëzimit në familjen Hajdari.
Krishtlindja, ndryshe njihet si dita e lindjes së Jezu Krishtit dhe çdo herë festohet më 25 dhjetor.























