Dëmtohet infrastruktura në Kabash | Video
BKT
Foto,RTK
Kosovë

Dëmtohet infrastruktura në Kabash | Video

Myrvete Axhami /RTK

Banorët të rajonit të Prizrenit kanë ngritur shqetësim edhe për 1.5 kilometra rrugë të fshatit Kabash të Hasit e cila është në gjendje të keqe.

Pas kërkesave të komunitetit, komuna ka bërë një zgjidhje provizore, ndërkohë që investim i qëndrueshëm pritet në pranverë.

Prej banorëve të këtij lokaliteti kërkohet kujdes i shtuar gjatë përdorimit të rrugës Kabash-Romajë.

Rruga thonë banorët , është ndërtuar në vitin 2007 me participim të komunitetit dhe që nga ajo kohë nuk është vënë dorë në të. Gjendja ka filluar të përkeqësohet tre vitet e fundit thotë përfaqësuesi i fshatit Fejzë Kabashi.

"Rruga me plasaritje të vogla ka filluar në dy tri vitet e fundit dhe në çdo projektim të buxhetit pothuajse në dy tri vitet e fundit unë e kërkoj dhe kanë qenë publike dhe është publike , do të ju jap edhe juve kërkesën , ku e përshkruajmë që rruga ka filluar të dëmtohet dhe vitet e ardhshme mund të bëhet e pakalueshme , dhe po e shihni se këtë vit donë me u bë e pakalueshme", ka thënë Kabashi.

Drejtoria e shërbimeve publike si zgjidhje emergjente i ka mbushur me zhavorr plasaritjet, ndërsa me fillimin e pranverës do të intervenojmë me investim të qëndrueshëm, thotë për RTK Çelë Lamaj.

"Gjithsesi ajo është rrugë brenda fshatit , ne do të shohim gjitha atë pjesë të segmentit rrugorë e cila ka nevojë për intervenim kemi me intervenuar. Me daljen në pranverë kemi me intervenuar , me bë një mur mbrojtës , dhe kemi me rregulluar atë infrastrukturë rrugore".

Sidoqoftë, në gjendjen aktuale në të cilën ndodhet ky segment rrugor prej 1.5 km, kërkohet kujdes shumë i madh për të mos ardhur deri tek aksidentet e mundshme.


MË SHUME NGA Kosovë