Kryetari i Deçanit e ngushëllon familjen për vdekjen tragjike në Junik
BKT
Kosovë

Kryetari i Deçanit e ngushëllon familjen për vdekjen tragjike në Junik

Sh.Ç /RTKlive

Pas vdekjes tragjike të çiftit nga Juniku, ka reaguar edhe Bashkim Ramosaj, kryetari i Deçanit. Ai ka shprehur ngushëllime familjes dhe qytetarëve për humbjen e dy jetëve.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj, të cilët humbën jetën si pasojë e plasjes së bombolës së gazit, në bjeshkët e Junikut. Në këto momente të rënda për familjen Tofaj dhe familjen Maloku, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, thekson Ramosaj.

 


MË SHUME NGA Kosovë