Falja e borxheve në Ferizaj nuk është përkrahur nga opozita/Video
BKT
Kosovë

Falja e borxheve në Ferizaj nuk është përkrahur nga opozita/Video

Driton Ramadani/RTK

alja e taksave të papaguara për afro 10 mijë biznese që veprojnë në Ferizaj nuk është përkrahur nga opozita. Madje e kanë kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit Komunal, duke theksuar se komuna jo vetëm që ka dështuar në arkëtimin e tyre, por as nuk dihet se cilat biznese janë falur. Në komunën e Ferizajt theksojnë se bëhet fjalë për faljen e borxhit të bizneseve pasive.

Falja e taksave të papaguara për afro 10 mijë biznese që veprojnë në Ferizaj nuk është përkrahur nga opozita. Madje këta të fundit e kanë kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit Komunal, duke theksuar se komuna jo vetëm që ka dështuar në arkëtimin e tyre, por as nuk dihet se cilat biznese janë falur.

“Fillimisht komuna e Ferizajt nuk na e kanë sjellë neve listën se cilat biznese janë treguar të pa përgjegjshme karshi pagesave që i kanë ndaj komunës. Pra komuna jonë bënë falje për taksa për disa biznese që janë të afërta me kryetarin e komunës zotëri Aliun. Mirëpo ajo në anën tjetër as nuk i ka dhënë vërejtje asgjë tjetër. Ndërsa qytetarëve të komunës tonë për gjërat tatimit në pronë që nuk e paguajnë rritë edhe kamata për të paguar më shumë”, tha rahim Osmani, asamblist i LVV-së.

Kundër faljes së taksave është shprehur edhe Gezim Haxhimusa, asamblist nga Reformimi  Demokratike për Ferizajn.

“Nuk e kemi regjistrin cilat biznese janë dhe qysh komuna nuk ka mekanizëm që ti mbledh këto pare. Ju kur po doni me najë për shtjell topin përmendin nenin shkronja a, b, c. Mirëpo nuk është e drejtë unë mendojë që ata që kanë paguar taksa kanë qenë budallenj ata që s’kanë paguar po ju bije më mirë”, tha ai.

Në komunën e Ferizajt theksojnë se bëhet fjalë për faljen e borxhit të bizneseve që janë pasive.

 “Vendi në seancën e fundit është marr që këto obligime për ato bizneset që nuk kanë arritur që të paguajnë me kohë dhe një pjesë e tyre tani më vetëm që janë pasive dhe nuk janë me adresa të sakta dhe ne nuk kemi mundur që  ti gjejmë apo ti kontaktojmë në mënyrë që marrim pagesat  që ti obligojmë që ti kryejnë pagesat e tyre tani më e dimë që edhe ka kaluar një periudhë mbi 5 vjet  që komuna nuk ka pasur ngarkesa të reja për taksën afariste në biznes të fshihen pikërisht për shkak  të vjetërsisë së obligimeve dhe për shkak të pamundësisë për mbledhjen e këtyre obligimeve”, theksoi Sebahate Sadiku, Drejtore për Financa në Ferizaj.

Shlyerja  e borxhit përfshin periudhën 2000-2018 dhe kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove. Por, bizneset që ndër vite e kanë kryer këtë obligim, mësohet se nuk do të kompensohen.


MË SHUME NGA Kosovë