Policia identifikon një depo në Leposaviq me mallra pa dokumente
BKT
Kosovë

Policia identifikon një depo në Leposaviq me mallra pa dokumente

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse.  

Si rrjedhojë janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale `Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore`  është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës.

“Të dy këto institucione kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar  gjësendet si në vijim: 500 litra pije, alkoolike (verëra të ndryshme ,birra), 200 litra pije joalkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike, 10 boksa cigare pa banderola”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje thuhet se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: 'Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore' Neni 312 i KPRK-së.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Kosovë