Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut
BKT
Kosovë

Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut

SH.Ç/RTKlive

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta e paraparë për sot është shtyrë për nesër.

Sipas kësaj sindikate, gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, është përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat për rritjen e nivelit të pagave.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

 


MË SHUME NGA Kosovë