Policia konfiskon 91 patentë-shoferë për 24 orë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se urdhri operativ "Siguria në Trafikun Rrugor 2023" që ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore është duke u zbatuar në teren.
Sipas statistikave të policisë vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve dhe janë konfiskuar 91 patentë-shoferë.
Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga shoferët që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë, t'i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë dhe të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit.























