14:40 / 28.12.2023
Dekorohen udhëheqësit e lartë ushtarak të FSK-së
M.P. / RTKlive
Sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari, kanë bërë shpërndarjen e medaljeve për udhëheqësit e lartë ushtarak të FSK-së.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndau medaljen për ‘Shërbim të Shquar’, ndërsa Komandanti i FSK, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari, ndau medaljen ‘Komandanti’ për udhëheqësit e lartë ushtarak”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Medaljet janë dhënë si mirënjohje dhe vlerësim për punën udhëheqësve, teksa u dha mesazhi i arritjes së prioriteteve të FSK-së.























