Demokraci Plus: Katër shkelje në katër tenderë të NP
BKT
Kosovë

Demokraci Plus: Katër shkelje në katër tenderë të NP

M.P. / RTKlive

Demokraci Plus në kuadër të raportit “Monitorimi i prokurimit publik në ndërmarrjet publike (tetor - dhjetor 2023)” ka nxjerrë në pah shkeljet në katër tenderë të katër ndërmarrjeve publike.

Në komunikatën për media, thuhet se ndërmarrja “Kuzhina Qendrore” ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik të cilit, në tenderin e njëjtë paraprak të anuluar, i kishte sugjeruar se cili model i përmbushë specifikat e kërkuara nga autoriteti kontraktues.

“K.R.U. Bifurkacioni ka pranuar licencë të personit juridik, në kundështim me kërkesat e veta sepse në dosje të tenderit kërkesa ka qenë për licencë të personit fizik (gjeodet i licencuar dhe jo kompani gjeodete e licencuar)”, thuhet në komunikatë.

Për K.R.U. Hidromorava thuhet se ka inicuar aktivitet të ri të prokurimit me procedurë të negociuar, për lëndën e njëjtë e cila është apeluar në OSHP dhe për të cilën ende nuk është marrë vendim nga OSHP.

“Për shkak të mungesës së saktësimit të kërkesave, K.R.U. Mitrovica bëri të pamundur vlerësimin e ofertave dhe çoi në bllokim të aktivitetit të prokurimit deri në anulimi nga OSHP-ja”, vazhdon komunikata.


MË SHUME NGA Kosovë