07:07 / 30.12.2023
Ngjarjet e datës 30 dhjetor
RTKlive
Këto janë ngjarjet e parashikuara për datën 30 dhjetor.
Me rastin e Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj zhvillon takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. (Zyra qendrore e OVL e UÇK-së, Prishtinë 08:00)
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, merr pjesë në ceremoninë inauguruese të “Shtëpisë së qëndrimit ditor dhe kuzhinës humanitare”. (Vushtrri ora 13:00)
Rinia Demokratike e Kosovës organizon aktivitet në Sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë. (Ora 15:00)























