Rifillojnë sërish punimet në rrugën “Jim Xhema”
BKT
Kosovë

Rifillojnë sërish punimet në rrugën “Jim Xhema”

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për fillimin e punimet në rrugën “Jim Xhema”, e njohur si “Rruga A” në kryeqytet, rreth tre muaj pas pezullimit të tyre.

Në aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë thuhet se janë aprovuar si të bazuara ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës si dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.

Me këtë rast është ndryshuar aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë i datës 30 nëntor 2023.

Vendimi i Gjykatës Komerciale që të ndërpriten punimet në “Rrugën A” në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.


MË SHUME NGA Kosovë