14:47 / 03.01.2024
Xhaferi për nisjen e punimeve në rrugën A: Urimi më i mirë për 2024
M.P. / RTKlive
Drejtori i Investimeve në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se lajmi për rinisjen e punimeve në rrugën A është urimi më i mire për vitin e ri.
“Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm për mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i çdo qytetari të Prishtinës.Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira”, ka shkruar ai.
Ditë më pare Xhaferi për “Info Plus” të RTK-së kishte premtuar se mesin e këtij viti do të përfundojnë punimet.























