Fillon ndërtimi i objektit të ri për `Handikos` falë bashkatdhetarëve
BKT
Kosovë

Fillon ndërtimi i objektit të ri për `Handikos` falë bashkatdhetarëve

Driton Ramadani / RTK

Falë kontributit të bashkatdhetarëve në Ferizaj është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit për aktivitet e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara “Handikos”. Ky kontribut vjen si nevojë e domosdoshme e kësaj organizate.

Hapësira është siguruar nga komuna, derisa ndërtimi i objektit po bëhet i mundur falë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme botës.

“Çdo iniciativë nuk është e lehtë po fatmirësisht ne kemi hasur në mirëkuptim të shumë bashkatdhetarëve që jemi një këshill iniciues që jemi 22 persona dhe deri më tani aksioni po shkon shumë mirë dhe njerëzit po tregojnë gatishmëri që të ndihmojnë dhe shpresojmë që ku objekt të kryhet me afat shumë të shpejtë”, tha Bujar Nerziri, mërgimtar dhe anëtar i këshillit iniciues për ndërtimin objekti për shoqatën “Handikos”.

Hapësirat ku funksionon aktualisht “Handikos” nuk mjaftojnë për të ofruar shërbime për personat me aftësi të kufizuar e sidomos për rreth 300 fëmijë që trajtohen në këtë qendër.

“Sa i për ketë hapësirës së ofrimit të shërbimeve jemi bukur ngushtë. Mirëpo, prapë se prapë po mundohemi të gjejmë mundësi dhe t’u krijomë hapësira të gjithë fëmijëve të cilët kanë nevojë për shërbimet më meritore që ata kanë nevojë”, tha Enver Kosumi – drejtues i shoqatës  “Handikos” në Ferizaj.

Në shoqatë mendojnë se me krijimin e hapësirave të reja, shërbimet do të jenë më të favorshme dhe është apeluar që këtij aksioni t'i bashkohen edhe të tjerët, në mënyrë që objekti të vihet në funksion  gjatë këtij viti.


MË SHUME NGA Kosovë