06:58 / 04.01.2024
Moti sot, i vranët dhe vende-vende me shi
RTKlive
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngjashëm ditën e djeshme, i vranët dhe vende -vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.























