21 vjetori i vrasjes së Tahir Zemajt, Presidenca kërkon zbardhjen e rastit
BKT
Kosovë

21 vjetori i vrasjes së Tahir Zemajt, Presidenca kërkon zbardhjen e rastit

M.P. / RTKlive

Presidenca e Kosovës ka kërkuar zbardhje të rastit nga organet e drejtësisë në 21 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, së bashku me të birin, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

“Në këtë përvjetor, u bëjmë sërish thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij”, thuhet në deklarimin e Presidencës.

Tutje thuhet se beteja e lavdishme e Loxhës, mbetet ndër betejat më të fuqishme kundër ushtrisë serbe.

“Vrasja e tyre qe njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Duke e privuar nga jeta veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, ushtarakun profesionist e njeriun që i doli zot atdheut në orën më të ligë të tij, u krye sulm jo vetëm ndaj tij e ndaj një familjeje, por edhe ndaj lirisë së vendit tonë, ndaj idealeve për të cilin kishin sakrifikuar breza të tërë e ndaj së ardhmes së Kosovës”, vazhdon deklarimi. 

 


MË SHUME NGA Kosovë