Policia ndalon tre persona pas përleshjes në Merdar
BKT
Kosovë

Policia ndalon tre persona pas përleshjes në Merdar

B. H. | RTKlive

Një skenë e pahijshme ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në afërsi të pikës kufitare në Merdar, ku disa qytetarë në kolonën e krijuar të automjeteve janë përleshur me pjesëtarët e policisë.

Në një video e cila është bërë virale në internet shihen disa persona duke mos respektuar urdhërat e policisë dhe duke u shtyrë me zyrtarët policor. Sipas policisë gjithçka nisi pasi dy automjete civile tejkaluan kolonën e automjeteve, me ç’rast u desht të intervenonte policia.

Lidhur me këtë rast  tre persona të dyshuar janë shoqëruar në polici. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdar ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën ‘sulm ndaj personit zyrtar’”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kosovë