Kryetari i Skënderajt ftohet për ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA
BKT
Kosovë

Kryetari i Skënderajt ftohet për ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA

M.P. / RTKlive

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pranuar ftesën zyrtare nga Kongresi Amerikan, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ceremonia do të organizohet më 1 shkurt në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara.

“Kryetari Nura ka thënë se është i nderuar që do të marrë pjesë në këtë shënim të përvitshëm, në mesin e 140 liderëve dhe burrështetasve nga mbarë bota, në Lutjet e Mëngjesit”, ka njoftuar faqja zyrtare e komunës së Skënderajt.


MË SHUME NGA Kosovë