Liberalizimi i vizave rritë numrin e udhëtarëve në Aerportin `Adem Jashari`
BKT
Kosovë

Liberalizimi i vizave rritë numrin e udhëtarëve në Aerportin `Adem Jashari`

Sh.Ç /RTKlive

Liberalizimi i vizave ka rritur fluksin e qytetarëve, të cilët po udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.  

Vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar për RTK-në se në tri ditët e para të janarit  kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë  dhe janë realizuar 212 fluturime.

Gara i ka thënë RTK-së se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtar qëndruan në Kosovë.

Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.


MË SHUME NGA Kosovë