Moti për vikend do të jetë i vranët dhe me reshje shiu
BKT
Kosovë

Moti për vikend do të jetë i vranët dhe me reshje shiu

RTKlive

Moti në Kosovës sot do të jetë kryesisht i ngjashëm me ditën e premte.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara , meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetën pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Kurse të dielën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s.


MË SHUME NGA Kosovë