Prizreni me shumë vizitorë e pak parkingje|Video
BKT
Kosovë

Prizreni me shumë vizitorë e pak parkingje|Video

Myrvete Axhami / RTK

Parkingjet në Prizren janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat e banorëve, vizitorëve dhe bashkatdhetarëve. Zyrtarët komunalë thonë se kanë identifikuar 700 vendparkime, të cilat pritet të shenjëzohen në pranverë.

Vizitorëve në Prizren ju duhet rreth 30 minuta të gjetjen një parking për veturë në Prizren. Trotuaret janë plot e parkingjet publike nuk mjaftojnë.

"E kam parku makinën me një shtëpi”, thotë bashkatdhetari Besnik Shala.

E bashkatdhetari Xhelil Rexhepo thekson se parkingjet në Prizren janë të pamjaftueshëm.  "Të pamjaftueshme, të pamjaftueshme, Prizreni u rrit”, thotë ai.

Edhe banorët e Prizrenit ankohen se parkingjet duhet të menaxhohen nga komuna, pasi në fundjavë dhe kur kthehen bashkatdhetarët, edhe ata mbesin pa parkingje.

Nga komuna e Prizrenit thonë se qyteti ka rreth 700 vendparkingje, ndërsa në pranverë do të bëhet shenjëzimi i tyre.

" Ne presim lidhjen e një kontrate për shenjëzim horizontal dhe vertika,. Me daljen e pranverës kemi me bë shenjëzimin e të gjitha parkingjeve në qytet dhe njëkohësisht drejtoria e shërbimeve publike ka fillu hartimin e një statuti apo rregullorjeje për formimin e një ndërmarrje publike, që në këtë rast të futen edhe parkingjet edhe banesat", tha Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren.

Prizreni është pikë referente e shumë vizitorëve nga vendi, rajoni dhe të huaj në çdo stinë. Por numri më I madh është gjatë festave dhe stinës së verës.


MË SHUME NGA Kosovë