20:32 / 06.01.2024
Banorët e Kralanit kërkojnë rrugë, fshati ka rreth 300 shtëpi|Video
Islam Haxhiu/RTK
Banorët e fshatit Kralan të Gjakovës kërkojnë nga Komuna që ta rregullojë rrugën që i lidh ata me qytetin. Ky fshat ka distancën më të largët me Gjakovën.
Banorët po ankohën se dëmtimi e rrugës dhe se po iu sjellë telashe të mëdha në qarkullim. Mirëpo krahas problemit me rrugën kryesore ata kanë edhe halle e kërkesa tjera.
Por zyrtarët komunal, premtojnë se brenda vitit 2024 pjesa më e madhe e këtyre kërkesave do të realizohen.
Kralani me rreth 300 shtëpi është ndër vendbanimet më të largëta nga qyteti i Gjakovës. Sipas përfaqësuesve të fshatit, për shkak të migrimit këtu nuk kanë mbetur më shumë se 2000 mijë banorë.























