Rruga në Galicë në gjendje të mjerueshme, kërkohet riasfaltim
BKT
Kosovë

Rruga në Galicë në gjendje të mjerueshme, kërkohet riasfaltim

Edona Podvorica/RTK

Galica e Vushtrrisë, po përballet me disa probleme të infrastrukturës. Rruga që dërgon deri te kulla e Azem e Shotë Galicës, është e dëmtuar shumë. Në anën tjetër, problemet janë edhe me shtylla elektrike por edhe me çështjen e ujësjellësit.

E ndërtuar në vitin 1923, kulla mbetet njëra nga monumentet më të rëndësishme në Kosovë, e cila mban shumë histori më vete.  Por, rruga që shpie deri te kulla është në gjendje të mjerueshme.

E asfaltuar para 6-7 vjetësh, ajo ka pësuar dëmtime të mëdha, duke ua bërë të vështirë banorëve të fshatit jetesën këtu.

23 familje që jetojnë në Galicë, u kanë kërkuar disa herë organeve komunale që të riparojnë rrugën, nëpër të cilët kalojnë disa herë brenda ditës, ata dhe vizitorë të shumtë që shkojnë për ta vizituar kullën.

Kamer Kameri, 83-vjeçar, thotë se vetëm kohët e fundit ka qenë disa herë në komunë, por është kthyer pa përgjigje.

Rruga e prishur nuk është problemi i vetëm i banorëve të Galicës. Banorët thonë se janë në pritje të institucioneve komunale, që të marrin seriozisht kërkesat e tyre për investime në infrastrukturë, ndryshe ata po detyrohen ta braktisin jetën në fshat.


MË SHUME NGA Kosovë