Depresioni i janarit – mes euforisë së festave dhe shpenzimeve ekonomike
BKT
Kosovë

Depresioni i janarit – mes euforisë së festave dhe shpenzimeve ekonomike

M.P. / RTKlive

Çrregullimet depresive konsiderohen si sëmundja e dytë më e përhapur në botë sipas OBSH-së, ndërkaq në vitin 2030 pritet që të jenë sëmundja e parë përtej sëmundjeve kardiovaskulare.

Mirëpo në kuadër të këtyre çrregullimeve është i njohur edhe fenomeni i depresionit të janarit. Psikiatri Shpend Haxhibeqiri ka treguar për RTK-në se largimi i festave dhe përballja me gjendjen ekonomike shpesh e sjellë atë.

“Depresioni së pari vjen si çrregullim i biokimisë së trurit, bien hormonet e lumturisë dhe të gëzimit që ishin gjatë muajit dhjetor, e pastaj vjen në një fazë realiteti dhe deri te situata e depresionit të janarit”, ka deklaruar ai.

Haxhibeqiri ka treguar edhe për arsyet e përgjithshme të shfaqjes së depresionit, e që sipas tij janë "pritshmëritë e mëdha, kërkesat e larta mundësitë e pakta dhe mos arritja e targeteve”.


MË SHUME NGA Kosovë