40 vjet nga rënia e dëshmorëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
BKT
Foto arkiv/ RTK
Kosovë

40 vjet nga rënia e dëshmorëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

A.B / RTKlive

Sot bëhen 40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Në nderim të rënies së tyre, sot familjet e tyre mbajnë dyert hapur për vizitorët, miqtë, familjarët, institucione shtetërore, parti politike etj.

Do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, vizitë në FSK - Gjilan, vizitë e kryeministrit në familje, vizitë në shtëpinë ku ka jetuar Rexhep Mala dhe do të mbahet akademi përkujtimore në Prishtinë.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984 Rexhep Malaj e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.


MË SHUME NGA Kosovë