Policia pajiset me armë të gjata, Sveçla: Më shumë siguri për zyrtarët tanë
BKT
Kosovë

Policia pajiset me armë të gjata, Sveçla: Më shumë siguri për zyrtarët tanë

M.P. / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar ai.

Ky donacion ka ardhur nga Kroacia, me ç’rast Sveçla ka falenderuar institucionet e shtetit mik, ashtu siç i quajti ai, për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me Kosovën.


MË SHUME NGA Kosovë