Një polic goditet me veturë në Suhodoll, i dyshuari refuzoi të ndalet
BKT
Kosovë

Një polic goditet me veturë në Suhodoll, i dyshuari refuzoi të ndalet

B. H. | RTKlive

Një zyrtar policor është lënduar në fshatin Suhodoll në Mitrovicën e veriut gjatë realizimit të detyrave, pasi është goditur me veturë nga një i dyshuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i saj nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë. Të ndodhur në këtë situatë kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe për të vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje theksohet se gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

“Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në njoftim.

Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e  drejtësisë do të ndërmerr veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar.


MË SHUME NGA Kosovë