Baraliu: Beogradi vazhdon me politikat luftënxitëse
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Baraliu: Beogradi vazhdon me politikat luftënxitëse

A.B/RTKlive

Njohësi i zhvillimeve politike Mazllum Baraliu, tha për në çështjen e peticioneve në veri se ka dyshime që mund të jenë të shtyra nga Beogradi, pasi që ka disa muaj që nuk kanë marrë asnjë veprim, ndërsa sot kanë dalë në numër më të madh i qytetarëve për të dhënë firmat e tyre.

Sipas tij, është diskutabile dhe dubioze se ka vullnet që me të vërtet të rikthehen ata që me dëshirë i lanë vetë pozitat e tyre që i patën nëpër institucionet e Kosovës.

Baraliu tha për RTK se Beogradi po vazhdon me politikat luftënxitëse.

Për mundësinë e shkarkimit të kryetarëve në Kosovës, njohësi i zhvillimeve politike Mazllum Baraliu, tha se kjo bëhet në bazë të legjislacionit në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga BE-ja që të ndryshojë politikat ndaj Kosovës, përfshirë edhe pesë shtetet që të njohin Kosovën.

Ndryshe iniciuesit e peticionit, për tri komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq e Zubin Potok, kanë kohë deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, ndërsa në Zveçan afati i nënshkrimeve zgjatë deri më 27 janar.

Sipas Udhëzimin administrativ, duhet 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të kërkuar largimin e kryetarit të komunës nga funksioni dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.


MË SHUME NGA Kosovë