06:40 / 19.01.2024
Ngjarjet e datës 19 janar
Ngjarjet e datës 19 janar 2024.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Shtimes Qemajl Aliu dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Komuna e Shtimes organizon manifestim përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të rënies së heroit kombëtar Ahmet Kaçiku dhe nëntë dëshmorëve të rënë në Reçak”:
Homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Shtime e Monopoloc. (Ora 09:00)
Homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. (Ora 10:00)
Akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 11:00)
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mban mbledhje, shqyrton ankesat e përdoruesve në lidhje me largimin e kanaleve të DigitAlb nga operatorët e shpërndarjes. (Zyrat e KPM-së, ora 14:00)























