Rrugët në kryeqytet po mirëmbahen
BKT
Kosovë

Rrugët në kryeqytet po mirëmbahen

A.B/RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në ‘Facebook’, se bora ka mbuluar Prishtinën.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar”, shkroi ai.

Kreu i Prishtinës, ka kërkuar të kenë kujdes dhe të ndiqen rregullat gjatë ngasjes së makinës në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se ka të reshura vazhdimisht.


MË SHUME NGA Kosovë