17:03 / 21.01.2024
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.
Sipas raportit të policisë, 17 prej aksidenteve kanë qenë me persona të lënduar, kurse 46 tjerë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu në njoftim thuhet se brenda 24-orëve janë shqiptuar edhe 966 tiketa trafiku për personat që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërsa, janë arrestuar 11 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit.























