Komuna e Podujevës me mbledhje të jashtëzakonshme për viktimën 18 vjeçare
BKT
Kosovë

Komuna e Podujevës me mbledhje të jashtëzakonshme për viktimën 18 vjeçare

M.P. / RTKlive

Komuna e Podujevës ka njoftuar për organizimin e mbledhjes së jashtëzakonshme pas vdekjes së viktimës 18 vjeçare.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme (urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

Dje është varrosur viktima, Lulzim Fejzullahu, në praninë e një numri të madh njerëzish. Ai vdiq pasi nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të mëdha që ia shkaktuan dy të mitur më 14 janar, të cilët pasi e shkelën me veturë, e rrahën brutalisht për vdekje.

 


MË SHUME NGA Kosovë