Bulliqi: Të dyshuarit në vrasjen e Fejzullahut, të përfshirë në vepra tjera
BKT
Foto: Arlinda Sejda / RTK
Kosovë

Bulliqi: Të dyshuarit në vrasjen e Fejzullahut, të përfshirë në vepra tjera

A.S. dhe M.P. / RTK

(E përditësuar 15:20) Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në deklarimin e tij për media pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka dhënë detaje për të dyshuarit e vrasjes së viktimës Lulzim Fejzullahu.

“U njoftuam nga organet e rendit që njëri prej tyre ka qenë i dënuar tri vite e gjysmë burg dhe fatkeqësisht ka pasuar ky rast. Njëri prej tyre është me nëntë vepra të ndryshme penale, që organet dhe prokuroria kanë dhënë fjalën e tyre. Ndërsa tjetri nuk është që ka të hapur ndonjë rast apo vepër”, ka thënë Bulliqi.

Tutje i pari i Podujevës ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është përjashtuar edhe nga shkolla. Ai shtoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë është stabile.

“Ky është një rast shumë i rëndë shumë i ndjeshëm, në kuptimin e masave që kemi ndërmarrë po mundohemi të krijojmë klimë për qytetarët tonë”, tha ai.

Bulliqi diskuton me organet e rendit për sigurinë në Podujevë pas vrasjes

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës ka nisur me një minut heshtje në nderim të viktimës 18 vjeçare, Lulzim Fejzullahu,

I pari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se po shqyrton me organet e rendit të gjitha mundësitë që rastet e tilla mos të përsëriten më në këtë qytet.

“Bashkë më drejtorinë komunale të arsimit dhe policinë kemi një bashkëpunim të ngushtë që raste të tilla mos të ndodhin. Në vazhdën e angazhimeve janë zyrtarët policor, me qellim që të parandalohen dukuritë negative”, ka deklaruar Bulliqi, transmeton RTKlive.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si një nga rastet më të rënda që kanë ndodhur në këtë komunë, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të viktimës.

“Sot kam parë të rrugës së bashku me anëtarët e Kuvendit t’i diskutojmë ecuritë që mund t’i kenë pasur organet e drejtësisë dhe hapat që mos të ndodhin më”, ka thënë ai.

Mbledhja ka vazhduar e mbyllur për media dhe publik pasi që rasti është cilësuar si më i ndjeshëm, transmeton RTKlive. 


MË SHUME NGA Kosovë