Në Prishtinë përmbyllen dy projekte për menaxhimin e mbeturinave|Video
BKT
Kosovë

Në Prishtinë përmbyllen dy projekte për menaxhimin e mbeturinave|Video

Arbana Hajredinaj/RTK

Në kryeqytet është bërë përmbyllja e dy projekteve të mëdha në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Qeveria Gjermane së bashku me zyrën e Bashkimit Evropian dhe Qeverinë e Kosovës kanë qenë të pranishëm në sektorin e menaxhimit të mbeturinave me dy programe: Zhvillimi institucional për zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në kuadër të IPA 2020 dhe projekti për shërbime të qëndrueshme komunale.

“Falë këtij partneriteti sot Republika e Kosovës ka qëndrueshmëri në ofrimin e menaxhimit të mbeturinave tashmë me 94% mbulueshmëri dhe mbi 90% inkasim, territor shumë më të pastër në eliminimin e 70% të deponive ilegale dhe sistem më të avancuar institucional”, tha Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës.

“Projekti i IPA 2020 prej 3 milionë euro ka përmbledhur disa aktivitete të rëndësishme të strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbeturinave duke specifikuar objektivisht riciklimin dhe masat brenda komunave”, tha Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë.

 “Së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian sot festojmë hapat e rëndësishëm që janë bërë në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në këto vitet e fundit. Qeveria Gjermane ka kontribuar në programin e Agjendës së Gjelbër”, tha Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Ndër të tjera u theksua së këto dy projekte ndërkomunale kanë kontribuar dukshëm në krijimin e bazës për kalimin nga sistemi linear për menaxhimin e mbeturinave në qasje të menaxhimit të integruar dhe ekonomisë qarkore.


MË SHUME NGA Kosovë