Hapet fondi për ta ndihmuar familjen e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë
BKT
Kosovë

Hapet fondi për ta ndihmuar familjen e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë

Sh.Ç /RTKlive

Është hapur fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Gashi ka thënë se paratë që mblidhen destinohen vetëm për vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit, të cilët siç ka njoftuar avokati, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë.


MË SHUME NGA Kosovë